Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë lidhur me hetimin e skandalit në Spitalin Onkologjik.

Mësohet se dosja ka shkuar në SPAK tre ditë më parë.
Grupi i përberë nga 7 mjekë, infermierë dhe koordinatorë të spitalit dyshohen për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Skandali në Onkologjik u zbulua rreth 3 javë më parë nga Prokuroria e Tiranës pas një denoncimi të një pacienti nga Burreli.
Bëhet me dije se është njoftuar gjykata e cila për 10 ditë do të vlerësojë masat e sigurisë.
1-Edmond Gashi, mjek në Spitalit Onkologjik në QSUNT- Arrest shtëpie
2-Emiljano Lela, koordinator- Detyrim paraqitje
3-Alketa Ymeri, mjeke- Detyrim paraqitje
4-Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik- Detyrim paraqitje
5-Halil Gashi- Arrest shtëpie
6-Florian Marku- Arrest shtëpie
7-Drilona Kishta, nuk u ekzekutua dot masa pasi është jasht shtetit, është njoftuar në kufi.



