Arrestimi i Metës, Blushi: Po tentohet eliminimi i liderëve të opozitës për llogari të armiqve të kombit

Arrestimi i Metës, Blushi: Po tentohet eliminimi i liderëve të opozitës për llogari të armiqve të kombit

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ben Blushi në një konferencë për mediat denoncoi ato që i quajti fakte të reja për aktet terroriste të rrëmbimit dhe burgosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Është fakt që narkoregjimi së bashku me narkodrejtësinë kanë ndërmarrë një aksion jo vetëm për eliminimin politik të drejtuesve kryesorë të opozitës, si zoti Ilir Meta dhe kryetari i PD, doktor Sali Berisha, por kanë patur edhe një përpjekje që dështoi për eliminimin fizik të presidentit të Partisë së Lirisë, për llogari të armiqve të kombit, sepse dihet se çfarë betejash të mëdha ka zhvilluar për mbrojtjen e sovranitetit, kufijtë e Kosovës, çështjen e detit ku është implikuar drejtpërdrejt Lulzim Basha dhe për llogari të mafies ndërkombëtare.

Blushi shtoi se sa i përket “fletërrufesë së SPAK”, ajo nuk e implikon në asnjë fije floku zotin Meta, pasi asnjë fakt nuk ekziston kundër tij, qoftë për një shkelje sado minimale të ligjit.

Qëllimi prej të cilit sot është i arrestuar politik, me atë që SPAK dhe GJKKO thonë në vendim, janë diameteralisht të kundërta me faktet konkrete, se nuk ka asnjë provë apo dëshmi që e implikon zotin Meta, në shkelje sado minimale të ligjit.

Janë vetëm dëshira dhe vullnete të këtij regjimi kriminal. Pjesë e grupit terrorist që guxoi të rrëmbente dhe dhunonte kreun e Partisë së Lirisë nuk kanë qenë gjë tjetër, banditë jo me uniformë policie, por me uniformë banditësh.

Sipas informacioneve paraprake, pasi po i verifikojmë emër për emër këta banditë dhe fytyrën e tyre do e bëjmë publike, se kush janë këta gangsterë që trimërohen pas një maske në surrat.

Një nga gjashtë oficerët e ngarkuar në detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit gjë që nuk ndodhi kurrë, i ishte ngarkuar misioni politik për shoqërimin e liderit të PL është një djalë i moshës 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, i cili jo vetëm ka guxuar, por ka shërbyer si roje trafiku.

Por sa i përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht kreun e Partisë së Lirisë nga automjeti pa u verifikuar se nga cila strukturë ishin, kemi evidentuar dy persona me precedentë penalë, të cilët është e paqartë se si kanë hyrë në strukturat e Policisë së Shtetit, por me një të kaluar shumë të errët, të lidhur me bandat e Durrësit.

Sfidoj zarin e Edi Ramës në Policinë e Shtetit që nëse ky lajm nuk është i vërtetë ta përgënjeshtrojë.

Një automjet civil tip Volkswagen, nga ka dalë një bandit me armë që kërcënonte qytetarët që të mos filmonin.

Ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje dhe me shumë historik të dyshimtë.

Në datën 20 dhjetor 2022 ka pasur një ndalesë në Tiranë te Ekonomiku dhe është liruar.

Në datën 24.04.2023, është ndaluar dhe liruar edhe pse ishte i stërmbushur me gjoba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy