18-vjeçari humb betejën me sëmundjen, ish-lojtari i Skënderbeut ndërron jetë

18-vjeçari humb betejën me sëmundjen, ish-lojtari i Skënderbeut ndërron jetë

Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllë kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin. Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejë me këtë sëmundje.

Përballë çdo vështirësie, familja Tahirllari, e cila kishte bërë apel për ndihmë, me ndihmën e shqiptarëve që kontribuan, ia doli të stabilizojë gjendjen e Dorianit, në një spital privat ne Maqedoni.

Por kaq nuk mjaftoi që Doriani të shërohej plotësisht, pasi i duhej të përballej edhe njëherë me këtë sëmundje, e cila për fat të keq i mori jetën.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy