Situata politike në PD/ Mblidhet sot kryesia e partisë (VIDEO)

Situata politike në PD/ Mblidhet sot kryesia e partisë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet që sot prej orës 16:00 të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike.

Përmes një mesazhi  që mban emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Basha fton të gjithë anëtarët e kryesisë së PD-së në sallën e mbledhjeve të Grupit, në katin e dytë të selisë blu.

Në rend ditë do të jetë situata politike e kësaj partie.

Bardhi në mesazhin e tij ka paralajmëruar marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

“Diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”, shkruhet në mesazh. 

Situata në Partinë Demokratike ka agravuar, në një kohe që  ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë depozituar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, 4 mijë e 200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha ka thirrur mbledhjen e  Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për “rrëzimin e vendimit të Bashës mbi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në PD”.

Data 11 dhjetor “do të vendosë” fatin e ndarjes Berisha-Basha dhe PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy