Shehi: Edhe para meje janë vendosur në listë shumë fëmijë, por kjo nuk do të thotë se do kërkoj shkarkimin e Bashës

Shehi: Edhe para meje janë vendosur në listë shumë fëmijë, por kjo nuk do të thotë se do kërkoj shkarkimin e Bashës

Kreu i LZHK­-së, Dashamir Shehi, ka kritikuar qëndrimet e deputetëve Topalli dhe Imami, të cilët një ditë më parë kërkuan shkarkimin e kreut të PD-së. Shehi, i cili është në listat e PD-së në bazë të kësaj të fundit me aleatët, thotë se propozimi i Topallit dhe Imamit nuk ka logjikë në kohë fushate dhe nukë shtë korrekte nga ana morale e politike.

“Nuk më duket korrekte. Ata kanë ndenjur aty për aq kohë dhe mund ta kishin marrë këtë nismë përpara. Çfarë kuptimi ka që në ditën që ne kemi dalë në fushatë ndërmarrin një lëvizje për të shkarkuar kryetarin? Këtu kanë rënë të gjitha principet e politikës. S’ka asnjë logjikë të kërkosh shkarkimin e kryetarit në ditët e fushatës. Nuk më duket aspak korrekte nga ana morale politike. Këta njerëz duhet të presin rezultatin zgjedhor, sepse mundet që z.Basha të ketë të drejtë. Të kërkosh të shkarkosh kryetarin se nuk të ka futur në listë, nuk ka shumë moral. Askush nga ne nuk ka lindur me karrige deputeti. Edhe mua më kanë vendosur të 11-­in në listë, më kanë parakaluar shumë fëmijë, njerëz që e di gjithë Shqipëria që nuk kanë vlerën time politike, por kjo s’do të thotë të kërkoj shkarkimin e Bashës” deklaron Shehi në një intervistë botuar sot në gazetën “Panorama”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy