
Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi nn studion e MCN Live se protesta e opozitës është një 'deja vu' e atyre që kemi parë.
Duke vijuar me shpjegimin e tij, Dyrnjaja tha se oferta e opozitës nuk i ka bindur njerëzit të dalin në shesh.
Deja vu e të gjitha protestave të derimë tanishme. Me këtë pjesëmarrje, zor ta tronditësh Ramën. Nëse të duket shumë që janë shpërndarë njerëzit, nuk do marr numëratorin.
Fryma është e rëndësishme. Sa kohë njerëzit dalin me komandë, ajo që do prodhojnë do të jetë nul. Të mos biem pre e numrave. Se protestohet është mirë. Për çfarë protestohet duhet të bëjmë ndarje. Sot protestohet kundër Ramës për takimin e tij me ish zyrtarin. A ishte ky skandali i parë që të trondiste njerëzit? Jo. Aq shumë skandale sa ka pasur Rama duhet të kishte rënë disa herë.
Duhet t’iu servirësh diçka tjetër njerëzve, nëse ky është maksimumi i opozitës, besoj se lë për të dëshiruar. Njerëzit nuk i ka bindur oferta opozitare që të jenë në shesh dhe jo në qendra tregtare e Durrës. A janë këta mjaftueshëm për të rrëzuar Ramën?
Si opozita do futet në zgjedhje. Opozita vetë vjedh votat e veta. Sa kohë në partinë kryesore të opozitës vidhen vota, çfarë garancish kam kë do sjell në pushtet. Rama duhet të kishte dhënë 10 herë dorëheqjen, tani për një akt që vetë e ka promovuar.



