Kosova liron nga detyra ambasadorin në Turqi (VIDEO)

Kosova liron nga detyra ambasadorin në Turqi (VIDEO)

Kur debatet mes Turqisë dhe Kosovës janë në pikën më të nxehtë për shkak të dorëzimit të gyelnistëve, lirohet nga detyra ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. Sipas vendimit, të cituar nga gazeta “Insideri i Kosovës”, kjo është bërë për shkak të përfundimit të mandatit dhe detyrohet Ministria e Punëve të Jashtme që të bëjë menjëherë propozimin për zëvendësimin e tij. Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Vendimi mban nënshkrimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i është dërguar Ministrisë së Jashtme, Zyrës së Kryeministrit dhe vetë ambasadorit Spahiu. Deri tani, ambasada e Kosovës në Turqi nuk e ka komentuar vendimin e presidentit, megjithë interesin e mediave. Vendmi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përfshin një listë me tetë ambasadorë që lirohen nga detyra nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Arsyeja e njëjtë e largimit nga këto poste është skadimi i mandatit të tyre. Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku në Serbi; Edon Cana në Francë; Avni Spahiu Turqi; Nexhmi Rexhepi, Slloveni; Rexhep Boja, Mbreteria e Arabisë Saudite; Lirim Grejçevci, Mbretëria e Bashkuar; Ylber Hysa, Maqedoni; Shpend Kallaba, Bullgari

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy