
Italia ka vendosur të revokojë katër vlerësime, për katër shtetas rusë, duke i cilësuar të padenjë.
Ata janë M.M. Vladimirovich, Kryeministër i Federatës Ruse, M. Denis, Ministër i Industrisë, E.V. Leonidovich, Sekretar i Shtetit i Federatës Ruse dhe K. Andrey Leonidovich, President i Bankës Ruse VTB.
Dy të parëve u është hequr nderimi i Kalorësit të Kryqit të Madh të Urdhrit të Yllit të Italisë, ndërsa dy të tjerëve ai i Komandantit të Urdhrit të Yllit të Italisë.
Një veprim i tillë vjen në vijim të sanksioneve, pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë.



