Ndryshimet në Kodin Penal/ Hasani: Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve besoj se qeveria do bëjë një hap pas (VIDEO)

Ndryshimet në Kodin Penal/ Hasani: Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve besoj se qeveria do bëjë një hap pas (VIDEO)

Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, mes të tjerash dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.

 

Avokati Naim Hasani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, qeveria do të bëjë një hap pas. 

 

Projektligji për gazetarinë me kufizimet, me detyrimet për nxjerrjen  e burimeve të gazetarëve për informacionet që ata japin në shërbim të publikut, padyshim është një rrëshqitje drejt një farë kontrolli të medias, edhe më shumë në Shqipëri. 

 

Besoj që me ndërhyrjen e partnerëve evropianë, e komunitetit ndërkombëtar qeveria të dëgjojë dhe të bëjë një hap pas. Gazetaria është profesion i rëndësishëm, sidomos në Shqipëri. 

 

Besoj se gazetarët duhet të ngrenë zërin ndaj projektligjeve që dëmtojnë aktivitetin e tyre, punën, cenojnë pavarësisë e sistemit medias dhe të kundërshtojnë tentativën e qeverisë për ta vënë nën pushtet median. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy