Ish-drejtor i Galerisë së Arteve, Rubens Shima, ka folur sot në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi librin e tij të ri “Posteri Shqiptar”. Shima shpjegoi dallimin mes posterave gjatë kohës së fashizmit dhe komunizmit në Shqipëri. Ai thekson se kryesore në komunizëm ishte propaganda dhe ideologjia vetëm një llustër.
Fashizmi i jep një karakter plotësisht propagandistik posterit në Shqipëri. Qëllimi ishte përhapja e imazhit mburravec të Italisë fashiste. Pjesa e tretë është një periudhë shumë e shkurtër vitet 43-44, periudha e përplasjes mes forcave rivale që pretendonin marrjen e pushtetit. Të dyja kanë steriotipet e tyre të paraqitjes. Pjesa komuniste përdor gjuhën regresive të traktit, gjuhë e ashpër, linçuese, pjesa tjetër merret me etiketimin, duke quajtur i bolshevikë, njerëz që sjellin vdekje. Është fat që kanë shpëtuar disa ekzemplarë. Ishte Lenini që e kuptoi sa e rëndësishme ishte fuqia e propagandës. Aparati i propagandës u fry aq shumë saqë ideologjia doli sekondare. Edhe këtu propaganda ishte kryesore, ideologjia ishte një lloj llustre që futej herë pas herë në prodhimin propagandistik. Qëllimi ishte përhapja dhe legjitimimi i partisë mbi njerëzit”, tha Shima.



