Mazniku: Vendimi për rritjen e çmimit të ujit është i ligjshëm

Mazniku: Vendimi për rritjen e çmimit të ujit është i ligjshëm

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se pavarësisht miratimit me numrin minimal të votave, vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pishëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte e rregullt dhe legjitime. Në një intervistë për “Orën”, Arbian Mazniku tha se ky vendim u mor me kuorumin e nevojshëm.” 31 anëtarë të këshilli bashkiak kanë votuar në mënyrë unanime. Votimi është i rregullt dhe i ligjshëm. Këshilli bashkiak ka 61 anëtare dhe ne kemi marrë kuorumin dhe të gjithë votat që duhen”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e LSI-së, ai tha se është populizëm. “Unë mendoj që së pari përballemi me dy argumenta që janë të çuditshme, nga njëra anë shahet politika, dhe pastaj bie në populizëm që është versioni më i keq i mundshëm i debatit publik. Populizëm do të thotë ngritja e një argumenti pa strukturë dhe pa thelb ku diskutohet për oligarkinë, për mbrojtjen e shtresave të varfëra. Dje këshilltarët e Lsi kanë ndenjur me mua dhe kryetarin, kanë bërë dy kërkesa të cilat kanë qenë sot në dispozitiv dhe parimi politik është fjala, thuhet dhe pastaj cohet vota aty ku thuhet fjala. Sot pasi të dyja kërkesat kanë qenë në dispozitiv dhe sot nuk erdhën për të votuar. Që do të thotë kur gjenden disa kompriomise duhet të vijnë bashkë me mbajtjen e fjalës, të tjerat janë populizëm bosh”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy