Të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë besohet se janë të zhdukur pas një rrëshqitje masive dheu në Alaskë.
Rrëshqitja e dheut u raportua përgjatë autostradës Zimovia pak para orës 21:00 me orën lokale të hënën, pranë Wrangell, një qytet në Alaska Panhandle, thanë zyrtarët.
Tre shtëpi ishin drejtpërdrejtë në rrugën e rrëshqitjes së dheut sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Alaskës. Një nga shtëpitë në bjeshkë besohet të ketë qenë bosh në ato momente.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Sigurisë Publike në Alaskë, Austin McDaniel, trupi i një vajze të mitur u gjet gjatë kontrollit të hënën mbrëma.
Dy të rritur të tjerë të vdekur u gjetën të martën, tha Alaska Search and Rescue në një njoftim për shtyp.
Tre persona të tjerë, dy të mitur dhe një i rritur besohet se janë zhdukur ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende kërkimin.
Kërkimet në tokë u ndërprenë për pak kohë të martën për shkak të kushteve të rrezikshme, megjithëse një gjeolog ka pastruar disa nga zonat e rrëshqitjes për të filluar kërkimet tokësore.
Autostrada Zimovia mbetet e mbyllur për qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy ka shpallur gjendjen e katastrofës shtetërore.



