
Lumi i Osumit ka dalë nga shtrati duke vërshuar drejt banesave dhe bisneseve të kateve të para në qytetin e Beratit.
Pedonalia e qytetit ka përfunduar e gjitha nën ujë dhe pavarësisht masave mbrojtëse, prurjet që vinin nga Skrapari e kanë fryrë më shumë lumin duke sjellë edhe këtë situatë.
Dalja e këtyre lumenjve pritej dhe më herët. Autoritetet shtetërore kishin paralajmëruar qytetarët për përmbytje në Berat, Fier e Vlorë, tre rrethet që preken më shumë nga Vjosa dhe Osumi.
Deri tani pjesa më e prekur nga përmbytjet ka qenë Shqipëria qendrore me zona si Kruja, Fushë-Kruja, Kurbini, Tirana (periferia), Durrësi etj.



