A mund të transferohet kujtesa?

A mund të transferohet kujtesa?

Transferimi i kujtesës ka qenë për shumë kohë fabul e artit fantastiko-shkencor, por kohët e fundit duket se po kthehet në një fakt shkencor.  Një ekip shkencëtarësh ia doli me sukses të transferojë informacion gjenetik nga një kërmill te një tjetër. Këta të fundit ishin përgatitur për të zhvilluar një reaksion mbrojtës.

Por kur RNA-ja u vendos në kërmij që nuk i ishin nënshtruar këtij procesi, ata nisën të sillen sikur ishin përgatitur për këtë.

Studimi i publikuar në revistën “eNeuro” mund të mund të hedhë bazat e kërkimeve për kujtesën në aspektin fizik të saj.

RNA njihet ndryshe si acidi ribonukleik. Ai është një molekulë e madhe që përfshihet në funksione të themelore të organizmave biologjikë.

Studiuesit i ngacmuan kërmijtë e detit (Aplysia californica) me shkarkesa të ulëta elektrike. Pas këtyre goditjeve, refleksi mbrojtës i kërmijve u bë më i theksuar.

Ata vunë re se kërmijtë që ishin ngacmuar me stimuj elektrikë reagonin me një kontraktim që zgjaste 50 sekonda, ndërsa ata që nuk ishin goditur me shkarkesa kontraktoheshin jo më shumë se një sekondë.

Shkencëtarët nxorrën ARN-në nga sistemet nervore të kërmijve që morën goditjet dhe e injektuan atë te disa kërmij deti që nuk ishin ngacmuar në këtë mënyrë.

Këta të fundit, pasi iu injektua ARN-ja nga grupi i parë, u sollën sikur të kishin marrë vetë goditjet, duke shfaqur një kontraktim mbrojtës prej rreth 40 sekondash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy