OBSH: Më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën nga konflikti në Sudan

OBSH: Më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën nga konflikti në Sudan

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë në konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli 2023.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Port Sudan gjatë një vizite dyditore në vend.

Ghebreyesus tha se 10 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, dhe dy milionë të tjerë janë larguar në vendet fqinje.

Pothuajse gjysma e 25 milionë banorëve të Sudanit kërkojnë ndërhyrje urgjente, ndërsa 70% e sektorit shëndetësor të vendit nuk është më në gjendje të operojë. 

Dje, Ghebreyesus përsëriti angazhimin e OBSH-së për të adresuar çështjet urgjente humanitare dhe shëndetësore në Sudan, duke përfshirë pasigurinë, zhvendosjen masive, përmbytjet, urinë dhe shpërthimet e sëmundjeve.

Më shumë se 26 000 shtëpi janë dëmtuar plotësisht nga konflikti, ndërsa 30 000 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht nga përmbytjet dhe shirat që nga qershor

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy