Studimi: Ata që lexojnë libra janë më të shoqërueshëm

Studimi: Ata që lexojnë libra janë më të shoqërueshëm

Ka një bindje të përgjithshme, sipas të cilës, librat e shumtë të lexuar të bëjnë më të zgjuar. Njëkohësisht ka edhe një perceptim tjetër për ata që lexojnë shumë, si njerëz që nuk e kanë të lehtë kur është fjala për marrëdhëniet shoqërore. Një studim i ri zbulon se kjo e fundit nuk është aspak e vërtetë. Në fakt, leximi mund ta bëjë njeriun më të dashur dhe më empatik. Kjo gjithashtu i bën ata që lexojnë të sillen në mënyrë më të pranueshme nga shoqëria.

Studimi, i kryer nga Universiteti Kingston në Londër, përfshiu 124 pjesëmarrës. Ata u pyetën për preferencat e tyre për libra, TV dhe shfaqje televizive. Krahas kësaj, ata u testuan për aftësitë ndërpersonale, duke përfshirë sa i merrnin në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe nëse vepronin për të ndihmuar të tjerët.

Studimi zbuloi se ata që preferonin librat kishin më shumë gjasa të pranoheshin më lehtë nga grupet shoqërore në krahasim me ata që preferonin të shikonin televizor. Këta të fundit rezultuan më pak miqësorë dhe më pak të kuptueshëm në raport me pikëpamjet e të tjerëve.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti Kingston në Londër përfshiu 124 pjesëmarrës. Ata u pyetën për preferencat e tyre për libra, TV dhe shfaqje. Ata gjithashtu u testuan në aftësitë ndërpersonale, duke përfshirë sa i merrnin në konsideratë ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe nëse vepronin për t'i ndihmuar ata.

Studimi zbuloi se ata që preferonin librat kishin më shumë të ngjarë të vepronin në një mënyrë të pranueshme shoqërore në krahasim me ata që preferonin të shikonin TV. Ata që preferuan të shikojnë TV, nga ana tjetër, rezultuan më pak miqësorë dhe më pak të prirë për të kuptuar pikëpamjet e të tjerëve.

Sidoqoftë, jo të gjithë librat kanë të njëjtin efekt. Studimi tregon se lloji i letërsisë që ju zgjidhni ka një ndikim të madh në inteligjencën emocionale. Në veçanti, studimi zbulon se ata që preferojnë letërsinë fiction kanë më shumë sjellje pozitive sociale, ndërsa lexuesit e prozës dramë dhe romancë ishin më empatikët. Në të njëjtën mënyrë, admiruesit e librave eksperimentalë rezultuan më të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrime alternative, dhe lexuesit që preferonin zhanrin e komedisë janë më të mirët në krijimin e raporteve me të tjerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy