Shpërthime në Liban, 8 të vdekur dhe afro 3 mijë të plagosur

Shpërthime në Liban, 8 të vdekur dhe afro 3 mijë të plagosur

Të paktën tetë persona kanë vdekur në Liban dhe pothuajse 3,000 të tjerë janë plagosur, pasi pajisjet që përdoreshin nga milicia e Hezbollahut shpërthyen në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të vendit.

Vdekjet dhe lëndimet janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Liban, ndërsa grupi i armatosur libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani konfirmoi se kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Shpërthimet thuhet se u shkaktuan nga një sulm i njëkohshëm tek pajisjet e sinjalizimit (pagers), nëpërmjet rrjeteve të komunikimit të brendshëm të Hezbollahut.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite, e cila ka shkëmbyer zjarr me Hezbollahun që nga tetori i kaluar paralelisht me luftën në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy