Deputetët e Partisë Demokratike nuk pranojnë të largohen nga salla e Kuvendit, pasi kryetari Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës dhe mbledhjen në orën 18:00 pasdite.
Shkak për ndërprerjen e seancës u bë kërkesa e PD-së për të futur në rendin e ditës debatin për reformën zgjedhore. Pas këmbënguljes së kreut të PD-së dhe bllokimit të foltores prej tij dhe deputetëve demokratë, Ruçi vendosi përjashtimin e Bashës dhe shtyrjen e seancës.
Por deputetët demokratë vijojnë të qëndrojnë në sallë. Atyre u është bashkuar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili nuk ndodhej në sallë në momentin e incidentit.
“I bashkohem grupit, qëndrimet e mia do të jenë identike me qëndrimet e grupit”, tha ai.



