Rëndohet bilanci i luftimeve të përgjakshme midis Izraelit dhe grupit të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, deklaroi se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar mbi 1000, që nga sulmet e së shtunës.
“1,055 njerëz ishin vrarë dhe 5,100 të tjerë u plagosën që nga fillimi i sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit të shtunën”, thuhej në deklaratë.
Ministria e Shëndetësisë tha më herët se gati 60% e të plagosurve në Gaza ishin gra dhe fëmijë.
Ndërkohë nga ana tjetër, numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, me më shumë se 2700 të plagosur.



