
Zv.kryeministri italian, Matteo Salvini, thotë se Serbia duhet të bëhet pjesë e BE-së. “Jam takuar me presidentin serb dhe ideja se Serbia duhet të bëhet pjesë e Unionit është diçka gjeografikisht , sociologjikisht dhe kulturalisht interesante”, citojnë mediat serbe ministrin e Brendshëm italian.
Ndërsa në lidhje me Turqinë, Salvini ka rezerva. “Turqia jo, nuk mund të bëjmë gjë për të. Por zgjerimi në mënyrë inteligjente i BE-së dhe përfshirja e disa vendeve fqinje, pse jo?”, ka thënë ai.
Lega, partia e Salvinit arriti të merrte 33.8% të votave të italianëve për Parlamentin Europian, duke u renditur e para.
“Faleminderit Itali. Partia më e madhe do ta sfidojë Europën”, tha ai në një video të postuar pas daljes së rezultateve të para të votimit.



