“Stand up with Ina”, emisioni i fundjavës ku do të gjeni pjesë nga vetja (VIDEO)

“Stand up with Ina”, emisioni i fundjavës ku do të gjeni pjesë nga vetja (VIDEO)

Muajt e karantinës pata kohën e mjaftueshme për të menduar shumë gjëra. Fundja, kush nuk pati? Unë e mendova gjatë e gjatë zonja e zotërinj. Dhe arrita në përfundimin e qartë se shumicën e zgjedhjeve që kam bërë në jetë - sidomos ato që lidhen me ndjenjat dhe dashurinë  - nuk do t’i bëja më. Për këtë flas gjerë e gjatë në këtë puntatë të parë të “Fundjavë me Inën”, ku siç e kam thënë vë në lojë të vetmin njeri që ma lejon ta bëj këtë pa bërë fjalë: veten.

 

Duke kujtuar dashurinë e parë, dhe atë të fundit, fluturat e para në stomak dhe më pas bashkë me fluturat edhe biskotat me karbohidrate: kështu kaloi seria e parë. Më e bukura? Zbulova fjalën e parapëlqyer të çdo mashkulli. Që të mos mendoni se kam diçka kundër meshkujve, mjafton të shikoni serinë e dytë. Me dashuri, Ina.

Reflektimet e Inës, ku mund ta gjejnë veten shumë prej nesh, vijnë çdo fundjavë në ekranin e TvT. Ka shumë për të zbuluar!

Emisioni i plotë:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy