PD kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi

PD kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit për Legjislacionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas dokumentit të Grupit Parlamentar, Peleshi ka shkelur shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në seancë e 16 shtatorit.

Më tej në kërkesë thuhet se Peleshi i ka mohuar të drejtat deputetëve të opozitës duke treguar njëanshmëri politike në drejtimin e Kuvendit. 

 

Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori defacto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëuar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte. 

Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra. 

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 75, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 114, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Z. Niko Peleshi.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy