Del në ankand violina gati tre shekullore, kap vlerën 10 mln euro

Del në ankand violina gati tre shekullore, kap vlerën 10 mln euro

Një instrument gati tre shekullor mund të arrijë deri në 10 milionë euro (10.6 milionë dollarë) kur të dalë në ankand muajin e ardhshëm, tha shtëpia franceze që mbikëqyr shitjen.

E krijuar në 1736 nga lutieri i nderuar italian Giuseppe Guarneri, është në pronësi të virtuozit Regis Pasquier dhe tingulli i saj ka zbukuruar sallat e koncerteve në mbarë botën.

Violina e ekspozuar gjatë një paraqitjeje paraprake mediatike në shtëpinë e ankandit Aguttes.

Ka shumë violina, por kjo është si të shesësh një pikturë të Rembrandt, një Goya apo edhe të Leonardo da Vinçit”, tha Sophie Perrine nga shtëpia e ankandit Aguttes pranë Parisit.

Instrumenti është një nga rreth 150 të prodhuara nga Guarneri, cilësia dhe jetëgjatësia e prodhimit të të cilit rivalizon atë të Antonio Stradivarit.

E bërë në kulmin e karrierës së Guarneri-t, ajo u ble më shumë se 20 vjet më parë nga Pasquier, i cili dha një koncert me të të nesërmen pa u praktikuar, tha Perrine. “Për të, ky instrument ishte i përsosur”.

Që atëherë ai ka luajtur në ambiente prestigjioze duke përfshirë Carnegie Hall në Nju Jork dhe Opera Garnier në Paris.

Violina do të dalë në ankand më 3 qershor pas një shikimi tre-ditor. Vlerësimi i çmimit bazë të tij është 4 deri në 4.5 milionë euro, por Perrine tha se mund të shitet deri në 10 milionë.

Është edhe diçka shumë e vjetër, por ende shumë aktuale dhe e gjallë”, tha ajo. "Dhe kjo gjë e vogël do të vazhdojë t'i lejojë njerëzit të dëgjojnë tingullin e saj të jashtëzakonshëm për vitet në vijim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy