PD e LSI bëhen bashkë dhe kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga Parlamenti. Sipas “Ora News”, kërkesa është firmosur nga Petrit Vasili për LSI dhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
“Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, sikurse keni qenë dëshmitarë, kryeministri Edi Rama, në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgar e të papranueshëm.
Sjellje të tilla kryeministri ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancat e Kuvendit, por për fat të keq nuk janë marrë masa. Përsa më sipër bazuar në rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të grupeve parlamentare PD, LSI e PR kërkojmë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca”, thuhet në kërkesë.



