Sezoni turistik/ Topuzi: Rënie me 25% e rezervimeve në jug. Çmimet e larta sollën largimin e turistëve (VIDEO)

Sezoni turistik/ Topuzi: Rënie me 25% e rezervimeve në jug. Çmimet e larta sollën largimin e turistëve (VIDEO)

A ishte ky sezon turistik brenda pritshmërive apo mund të konsiderohet një dështim?

Sipas kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, të ftuar në "MCN live", sezoni nuk rezultoi i suksesshëm dhe mbeti larg pritshmërive optimiste të fillimit të vitit. 

Ai thekson se mungoi entuziazmi i muajve të parë të vitit dhe se shifrat reale tregojnë një rënie të ndjeshme të fluksit turistik në muajt kryesorë të verës, teksa 140 mijë turistë konsiderohen transite. 

Duhet thënë se ky sezon nuk ishte sipas pritshmërie, nuk kemi me atë entuziazmin e tremujorit të parë. Qershori, korriku dhe gushti janë në një instanjacion, pothuajse nuk ka dhe te besh një analizë më të thelluar, duke qene së janë 140 mijë turistë që konsiderohen transite , jemi 3-4 % më pak se sa një vit më parë dhe sigurisht se kjo nuk është një surprizë. 

Sipas tij, zonat më të goditura nga rënia e turistëve janë Vlora dhe Saranda, ku është shënuar një rënie deri në 25% të rezervimeve në kulmin e sezonit. 

Gjendemi në një situatë që veriu ka një stabilitet, pasi nuk kanë pas ndonjë rritje te lartë të çmimeve, edhe Durrësi dhe Kavaja, janë një stabilitet, me një rënie me 10%.

 Më keq është zona jugore, Vlora, deri në Sarandë që ka një rënie deri ne 25% kryesisht kjo periudha me intensive te turizmit me ndryshimin që qytetet tjera si Tirana ka pasur pak ka shumë te njëjtën lëvizje ne rritje. 

Tirana ka pasur një lëvizje të qëndrueshme, sepse është kthyer në pikë hyrëse për turistët që vijnë me linjat loë-cost dhe më pas shpërndahen në pjesë të tjera të vendit. 

Ka pasur një lëvizje te pranueshme në tërë vendin, jo se turistët që kanë ardhur kanë qene të ‘rërës dhe te detit’ por janë eksplorator, nuk shpenzojnë.

Vetëm 11% e turistëve janë nga Europa Perëndimore, ndërsa pjesa më e madhe (rreth 70%) janë rajonalë dhe shqiptarë nga diaspora, që vijnë në Shqipëri kryesisht me rrugë tokësore.

Sipas Topuzit, një nga shkaqet kryesore të kësaj rënieje është rritja e pakontrolluar e çmimeve, që nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë së shërbimeve.

Ka pasur një mungesë balance mes çmimit dhe cilësisë. 

Kur çmimet rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe shërbimi nuk përmirësohet, rezultati është largimi i turistëve dhe boshatisja e bregdetit. 

Duhet të ketë më shumë investime në infrastrukturën rrugore, pasi pjesa më e madhe e turistëve vijojnë të hyjnë në Shqipëri nga toka, dhe theksohet nevoja për të fokusuar politikat turistike tek tregjet rajonale, që përbëjnë pjesën dërrmuese të vizitorëve në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy