Haradinaj nuk tërhiqet: Taksa mbetet kusht për njohjen nga Serbia (VIDEO)

Haradinaj nuk tërhiqet: Taksa mbetet kusht për njohjen nga Serbia (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i bindur në qëndrimin e tij për të mos anuluar taksën 100% mbi produktet serbe, pavarësisht presionit ndërkombëtar. Gjatë një eventi në nder të 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, Haradinaj është shprehur se vendimi për të mos hequr taksën nuk ndikon në marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

 “Popujt që janë rreshtuar me Amerikën kanë krijuar botën e lirë dhe ne kemi arritur atë që kemi synuar – lirinë. Çdo shqiptar, kudo si këtu, si në troje të tjera, si në diasporë, e përjeton Amerikën si familjen e vet. Ata që po nguten t’i përkthejnë veprimet tona me prishje të marrëdhënieve, tash nuk po e dinë këta që nuk është ashtu – kur rri përballë Rusisë, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do ta prishësh”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinajt, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

“Ne do të rrimë përballë Rusisë. Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës por Rusisë. Rusia dhe Serbia kanë punuar që të na tërhiqen njohjet, me para”, ka thënë Haradinaj, duke ripërsëritur se taksa do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy