India përgatitet për shkurtime të mëdha punëtorësh, tarifat e Trump-it ndikojnë negativisht

India përgatitet për shkurtime të mëdha punëtorësh, tarifat e Trump-it ndikojnë negativisht

Të mërkurën në mëngjes, India u zgjua me tarifa prej 50% të vendosura për mallrat e saj të shitura në SHBA, pasi administrata Trump zbatoi kërcënimin e saj për dyfishimin e tarifave nga 25% për shkak të blerjes së naftës ruse nga India. Shtëpia e Bardhë thotë se qeveria e kryeministrit Narendra Modi, ndër blerësit kryesorë të naftës bruto nga Rusia, po financon luftën e Moskës në Ukrainë. Zyrtarët indianë e kanë akuzuar Uashingtonin për standarde të dyfishta, duke treguar se si Bashkimi Evropian dhe Kina blejnë më shumë nga Rusia dhe se si Uashingtoni gjithashtu vazhdon të tregtojë me Moskën.

Ndërsa Nju Delhi përballet me lëvizjet e Trump që e largojnë SHBA-në nga dy dekada investimesh diplomatike dhe strategjike në Indi, analistët dhe vëzhguesit ekonomikë thonë se tarifat mund të shkatërrojnë sektorët kryesorë të ekonomisë indiane të nxitur nga eksportet, me qindra mijëra vende pune në rrezik.

Tekstilet, gurët e çmuar, bizhuteritë, tapetet dhe karkalecat janë disa nga eksportet më të mëdha të Indisë në SHBA dhe pritet të jenë ndër më të goditurat nga tarifat. Një menaxher i një kompanie që eksporton karkaleca dhe ka 3500 të punësuar në një qytet bregdetar në Gjirin e Bengalit, tha për “Al Jazeera” se biznesi i tij është në prag të falimentimit. Më shumë se 90 përqind e ngarkesave të kompanisë së tij shkojnë në tregun amerikan.

Vitin e kaluar, India eksportoi një sasi rekord prej 1.78 milion ton prodhime deti me vlerë 7.38 miliardë dollarë. Karkalecat dominojnë, duke kontribuar 92 përqind të vlerës totale. Dhe SHBA-të marrin më shumë se 40 përqind të dërgesave të karkalecave të Indisë. Drejtuesi i shoqatës së eksportit të produkteve të detit thotë se gati dy milionë njerëz janë të përfshirë në eksportin e karkalecave. Ai theksoi se mbi 50 për qind e punëtorëve do të mbajnë barrën e drejtpërdrejtë të tarifave të Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy