
Mbështetësit e liderit shiit irakian Moqtada Sadr shkatërruan barrierat e betonit dhe arritën të depërtojnë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit duke pushtuar ndërtesën e Parlamentit pas sulmit të së mërkurës së kaluar.
Kjo është bërë e ditur nga mediat vendase që publikojnë pamje të protestuesve të cilët me ndihmën e litarëve rrëzuan disa blloqe të zonës së fortifikuar, ku strehohen zyrat qeveritarë dhe diplomacia e huaj.
Forcat e policisë hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën topa uji për të zmbrapsur turmën: të paktën 60 u plagosën, sipas raporteve nga Ministria e Shëndetësisë duke cituar mediat lokale.



