Bie rrjeti “One”, abonentët pa shërbim, ende asnjë reagim zyrtar nga kompania

Bie rrjeti “One”, abonentët pa shërbim, ende asnjë reagim zyrtar nga kompania

Kompania telefonike “One” raportohet të ketë rënë këtë të enjte duke lënë pa shërbim mijëra abonentë. Këtyre të fundit u është ndërprerë çdo komunikim, pa një njoftim nga kompania. Shumë abonentë ankohen se nuk mund të kryejnë thirrje telefonike si dhe u është ndërprerë shërbimi i internetit dhe SMS-ve.

Po ashtu janë jashtë funksionit të gjitha platformat e shërbimit të klientit. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania lidhur me situatën në fjalë.

E vetmja përgjigje e kompanisë përmes numrave që ajo ka vënë në dispozicion për ankesat është një mesazh automatik.

Në mesazh thuhet: “Përshëndetje. Ju njoftojmë se për të përmirësuar sistemet tona jemi duke kryer disa ndërhyrje teknike, të cila mund të ndikojnë në shërbimet tuaja. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të hasni, por ju sigurojmë që shumë shpejt eksperienca juaj do të përmirësohet. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy