21-26 nëntor/ “Ditët e albanologjisë” në Tiranë, Shkup e Prishtinë

21-26 nëntor/ “Ditët e albanologjisë” në Tiranë, Shkup e Prishtinë

Edicioni i 13-të i “Ditëve të albanologjisë”, organizim i Akademisë së Studimeve Albanalogjike, organizohen nga 21 deri më 26 nëntor 2022, në Tiranë.

Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet e saj, kanë përgatitur një program të pasur me konferenca shkencore, ekspozita, promovime e shumë aktivitete të tjera, me rastin e “Ditëve të albanologjisë”.

Krahas tyre, janë dy aktivitete paralele që mbahen në Shkup dhe Prishtinë, respektivisht më 22 dhe 23 nëntor, në kuadër të ngjarjes kryesore “Një komb, një gjuhë” që ka në fokus gjuhën shqipe, nga Kongresi i Manastirit deri në zhvillimet e sotme.

Janë të shumtë gjuhëtarët, studiuesit interdisiplinarë që sjellin studimet dhe analizat e tyre më të fundit mbi këtë temë.

Akademia e Studimeve Albanologjike ka planifikuar gjithashtu promovime të librit të ri albanologjik dhe ceremoni mirënjohjeje për personalitete të albanologjisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy