
Policia ruse ka arrestuar udhëheqësin më të shquar të opozitës, Aleksei Navalny, në një protest që po mbahej në Moskë dy ditë para përurimit të Vladimir Putinit. Ai u largua duke u futur përmes turmës së demonstruesve, të cilët ishin mbledhur për të protestuar ndaj mandatit të katërt të Putinit në detyrën e presidentit.
Tubimet në Moskë dhe në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, nuk u miratuan nga autoritetet. Të paktën 1,000 arrestime thuhet se janë bërë nga protestat në të gjithë Rusinë, raporton BBC.
Protestuesit në Sheshin Pushkin të Moskës bërtisnin dhe mbanin slogane të tilla si "Poshtë Cari!". "Car" ishte titulli historik i perandorëve para revolucionar të Rusisë dhe "Rusia pa Putin". Në Shën Petërburg, qyteti i dytë i Rusisë, ata bërtitën "Burg carit!".
Aktivistët kanë përdorur një hashtag rus në "Twitter" që përkthehet si "Ai nuk është cari ynë". Nga ana tjetër, Lëvizja Nacional çlirimtare pro-Kremlinit zhvilloi një tubim rival në të njëjtin vend në Moskë.
Por kush është Aleksei Navalny.
Ai njihet për një kohë të gjatë si ushtari anti-korrupsion, dhe nuk është një politikan i zgjedhur por ka udhëhequr protesta kundër sundimit të Putinit dhe aleatëve të tij që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Navalny, të cilit iu ndalua të akndidojë kundër i Putinit në zgjedhjet presidenciale të marsit, iu kishte bërë thirrje rusëve të protestojnë anembanë vendit para inaugurimit të Putinit.
Putin u rizgjodh president me më shumë se 76% të votave, performanca e tij më e mirë në zgjedhje.
Ai ka qeverisur në mënyrë efektive Rusinë që nga viti 2000, duke përfshirë një periudhë katërvjeçare kur ka shërbyer si kryeministër (2008-12). Presidentët e zgjedhur në vende të tjera normalisht shërbejnë vetëm për dy mandate.
Zemërimi për mbajtjen e gjatë të pushtetit nga Putin ka shtuar akuzat edhe për manipulimin e votave në zgjedhjet e fundit dhe të mëparshme presidenciale.
Parregullësi të përhapura u raportuan nga disa vëzhgues ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve në mars.



