Rreth 6 mijë familje në Kukës nuk do të mund të festojnë Kurban Bajramin pasi bashkia nuk ka shpërndarë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe për personat me aftësi të kufizuara. Shkak për këtë është bërë mos mbledhja e këshillit bashkiak. Qytetarët thonë se ky problem ëhstë i përsëritur.



