Shkodër/ Tunel me kanabis dhe marijuanë çokollatë, sekuestrohen 100 kg drogë

Shkodër/ Tunel me kanabis dhe marijuanë çokollatë, sekuestrohen 100 kg drogë

Policia zbuloi një tunel në lagjen “Skënderbeg’ në Shkodër ku një grup kriminal ruante kanabisin dhe marijuanës.

Janë sekuestruar 65.5 kg marijuanë në formë çokollate dhe 35 kg boçe kanabisi. Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar me inicialet N.M 42 vjeç dhe B. M, 37 vjeç.

Bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit masiv të territorit, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me mjete të kalueshmërisë së lartë me pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, është bërë i mundur evidentimi i 11 rasteve të tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.

Për 11 raste janë evidentuar dhe asgjësuar 19300 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Njësitë Adminsitrative të Bashkisë Shkodër, dhe janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.

Për këto raste nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariateve në varësi të saj nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si dhe për disa raste me SPAK, vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.

Po në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe "Tempulli 2", gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjeç, lindur në fshatin "Ura e  Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre. Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.

Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij. Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është e vendosur për të goditur çdo fenomen kriminal që shfaqet dhe për këtë në ditët në vijim do të intensifikojmë kontrollet në territor, në ambiente të mbyllura ku mund të kulftivohet kanabis me anë të llambave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy