
Banorët e fshatrave pranë lumit të Vlorës protestuan sërish kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, që parashikon marrjen e ujit nga burimi i tyre dhe devijimin e lumit të Shushicës.
Aktivisti Olsi Nika tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se uji aty nuk është i mjaftueshëm as për banorët e zonës.
Nika tha se projekti shkon në kundërshtim të qëllimit pse është shpallur park kombëtar.
Ky si projekt që synon të devijojë ujin nga burimi kryesor i lumit të Shushicës i cili në 2023 është shpallur park kombëtar, është pjesë e parkut kombëtar të Vjosës dhe duhet të mbrohet me lidh është një projekt që në fakt shkon në kundërshtim të qëllimit pse është shpallur park kombëtar.
Është një plan i pamenduar mirë nga qeveria shqiptare. Protesta e banorëve është legjitime dhe ne jemi këtu për t’i mbrojtur ata.
Ne kemi bërë matjet tona, ashtu si dhe FSHZH ka bërë matjet e tyre edhe eksperti i pavarur i kontaktuar nga qeveria shqiptare bëri matjet për një periudhë 6-7 mujore dhe aty nuk ka ujë mjaftueshëm as për banorët. Banorët dhe aty zihen me njëri tjetrin për pikën e ujit. Nuk ka ujë mjaftueshëm aty.



