Pas Covid dhe luftës në Ukrainë, 263 milionë njerëz në rrezik varfërie ekstreme

Pas Covid dhe luftës në Ukrainë, 263 milionë njerëz në rrezik varfërie ekstreme

Fotografia e një gruaje me një fëmijë mbi supe në një kasolle të improvizuar rreth tenxhereve të gatimit, tregon më shumë se mijëra fjalë se çfarë do të thotë të jesh i uritur.

Në vitin 2022 njerëzit po vdesin nga uria dhe sipas raportit të Oxfam, këtë vit kombinimi i Covid dhe luftës në Ukrainë mund të çojë në 263 milionë njerëz në mbarë botën, në varfëri ekstreme.

Duart e një gruaje që mban një tas me bishtaja në njërën anë dhe një qese me ndihma ushqimore në anën tjetër tregojnë se në vitin 2022 rreth 827 milionë njerëz rrezikojnë të mbeten të uritur, 860 milionë duhet të mbijetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë dhe janë 65 milionë të varfër të rinj të cilët me rritjen e çmimeve mund të plotësojnë vetëm nevojat themelore.

Ne vlerësojmë se vetëm rritja globale e çmimeve të ushqimeve do të shtyjë 65 milionë njerëz të tjerë drejt varfërisë ekstreme brenda vitit. Totali i njerëzve të varfër të rinj llogaritet 263 milionë. Shifër e cila është më e madhe se popullsia e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës së bashku dhe ky kërcim përfaqëson një kthesë në statistikat mbi varfërinë globale pa precedentë të mëparshëm historik.

Është kjo deklarata e Francesco Petrelli, këshilltar i politikave të Oxfam Italia, për sigurinë ushqimore.

Organizata globale kundër varfërisë, Oxfam në raport thekson se vendeve më të varfra në botë do t’u kërkohet të paguajnë 43 miliardë dollarë tarifa për borxhin publik në vitin 2022.

Një shifër kjo e cila e vetme do të mbulonte kostot e importeve bazike ushqimore. Çmimet botërore të ushqimeve arritën në mars, sipas FAO, nivelin më të lartë i të gjitha kohërave që nga krijimi i indeksit në vitin 1990.

Ndërkohë, prodhuesit e mëdhenj të naftës dhe gazit po shënojnë fitime rekord dhe një prirje e ngjashme po ndodh edhe për sektorin e ushqimeve dhe pijeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy