
Besjana Guri, eksperte burimesh ujore tha se po hasen me problematika të projekteve që kanë si synim devijimin e burimeve ujore për shkak të shfrytëzimit për zhvillimin e turizmit në bregdet.
Guri thotë se i tillë është rasti i Shushicës, por përmend dhe rastin e banorëve në Tragjas të cilët protestuan ditën e djeshme dhe thotë se ata janë të fundit që vihen në dijeni për çështje kaq madhore që prekin jetën e tyre.
Keqmenaxhimi i burimeve ujore është një problematikë tjetër.
Menaxhimi i burimeve ujore është një sektor që ka energjinë e saj, nga ana tjetër kemi zona të mbrojtura dhe këtu dua të sjellë në vëmendje dhe rastin e Vjosës. U shpall park kombëtar dhe një arritje e madhe, për ne për komunitetin dhe për gjithë institucionet e përfshira, por jemi duke u hasur me të gjithë problematikat e projekteve që kanë si synim devijimin e burimeve ujore për shkak të shfrytëzimit të këtij burimi ujor për zhvillimin e turizmit në bregdet. Këtu flas për rastin e Shushicës. Kemi një projekt që synon të devijojë burimin kryesor të Shushicës për ta çuar atë në Himarë. Kjo cenin parkun kombëtar të Vjosës, komunitetet që varen nga kjo që janë 37 fshatra që janë në luginën e Vjosës. Ky është një projekt pjesë e një programi të gjerë për furnizimin e bregdetit me ujë të pijshëm. Projekti është i zbatuar nga FSHZH, fondet vijnë nga qeveria gjermane. Patjetër është projekt ambicios i madh por mënyra si është planifikuar, mënyra si ky projekt ka filluar punën është komplet e gabuar. Vlerësimi mjedisor nuk është bërë siç duhet.
Tragjasi është situatë e ngjashme, është pothuajse në të njëjtën zonë por nuk prek basenin e Vjosës. Nuk është pjesë e Shushicës, por është një degë tjetër që derdhet në Orikum. Mënyra sesi janë bërë projektet kanë një ngjashmëri. Komunitetet në këtë rast janë të painformuar, të pakonsultuar. Gjenden para faktit dhe para eventeve të tilla. I keni parë të gjithë që komuniteti që varet nga ky ujë është i fundit që pyete dhe merr informacion.



