KQZ konfirmon në detyrë kreun e bashkisë së Matit dhe të Librazhdit: Nuk kanë bërë shkelje (VIDEO)

KQZ konfirmon në detyrë kreun e bashkisë së Matit dhe të Librazhdit: Nuk kanë bërë shkelje (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot me pesë vota pro, kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra. Me pesë vota pro, KQZ-ja ka dalë në përfundimin se Malaj dhe Gurra nuk përfshihen në kushtet e ndalimit, duke i konfirmuar kështu në detyrë.

Mbledhja nisi në orën 11:00 dhe përfundoi pas një orë e 20 minuta, mes disa dikskutimesh. Gjatë mbledhjes KQZ-ja theksoi se Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por që në momentin që ka marrë detyrën në administratë, penaliteti i kishte mbaruar.

KQZ ka marrë sot vendimin për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra, duke e rikonfirmuar këtë të fundit në detyrë.

“Kastriot Gura nuk është në shkelje, do të vijojë detyrën”, ka qenë ky vendimi i KQZ i sapomarrë. 

Sakaq edhe Gurra është denoncuar nga PD, e cila e akuzon se falsifikoi vulën e drejtorit të ujësjellësit Librazhd, si dhe se ka qenë i shpallur në kërkim në 2009.

11.30h- KQZ vendos për fatin e dy kryebashkiakëve: Lejuam Malajn të kandidonte, nuk marrim dot vendim të dytë pa shfuqizuar të parin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të vendosur për fatin e kreut të Bashkisë së Matit, Agron Malajt dhe kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra. Në një njoftim për mediat, KQZ bëri me dije se pas verifikimi të Prokurorisë së Përgjithshme, do të diskutohen gjetjet dhe do të merret vendimi.

Gjatë mbledhjes KQZ-ja theksoi se Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por që në momentin që ka marrë detyrën në administratë, penaliteti i kishte mbaruar.

Anëtari i KQZ-së, Denar Biba theksoi se ka qenë vetë KQZ-ja ajo që ka lejuar kandidimin e Malajt në vitin 2019 kandidimin e tij. Biba shtoi se ky institucion e ka të palejueshme të marrë një tjetër vendim në këtë rrethana, nëse nuk rrëzon të parin.

“Agron Rifat Malaj rezulton se ka qenë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Në momentin që është fuutr n administratë, penaliteti i ka mbaruar. KQZ-ja, pra ne të 5-të e kemi dhënë këtë vendim. Vendimi ka qenë korrekt dhe e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne nuk e kemi të tagër të marrim një vendim të ri, në një kohë kur një tjetër vendim, i marrë po nga është në fuqi. Nuk na lejohet,”- shtoi Biba ndër të tjera.

Partia Demokratike denoncoi se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qenë i dënuar dhe kërkoi që t’i hiqet mandati. Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy