Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi janë lënë në burg edhe nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Ndërkohë avokatët e tyre kërkuan lirimin e menjëhershëm të Shullazit e Danit dhe arrest shtëpie për Blerim Shullazin, por togat e zeza lanë në fuqi vendimin për arrest me burg. Sipas avokatëve ndaj klientëve të tyre nuk ka asnjë provë që vërtetonë fajësinë e tyre.



