Alimehmeti denoncon: Mes turmës kishte policë të infiltruar që tentuan provokime dhe të tjerë pa numra identifikimi! (VIDEO)

Alimehmeti denoncon: Mes turmës kishte policë të infiltruar që tentuan provokime dhe të tjerë pa numra identifikimi! (VIDEO)

Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës Ilir Alimehmeti duke folur në MCN Live foli për policë të infiltruar mes turmës, si dhe policë pa numra identifikimi, që nuk dihet nëse janë pjesë e uniformave blu dhe urdhrat e kujt zbatojnë.

"Patëm edhe parë policë të infiltruar mes turmës, që tentuan të provokojnë, të iniciojnë incidente. Ka policë pa numra, të paidentifikuar, spiunë edhe mes policisë,  njerëz që s’e dimë a janë policë apo jo, njerëz që s’e dimë urdhrat e kujt po zbatojnë. Policia i lejon ata të infiltrohen ata mes turmës dhe policisë. A është palë policia me këta njerëz? A janë bashkëfajtorë? Bashkëfajtore policia këtu, bashkëfajtorë drejtorët e tyre. Polici i infiltruar u identifikua nga njerëzit. Pse ishte aty, çfarë donte të provokonte? Policia nuk veproi kundër atyre që identifikuam. Ata u zhdukën. Nga ana e policisë u zhdukën. I lanë të kalojnë ata”.

Alimehemti tha se po mblidhen firmat e këshilltarëve bashkiakë dhe të hënën do të depozitohet një kërkesë zyrtare për  interpelancë me Erion Veliajn, lidhur me hetimet për aferën “5D”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy