Dy persona janë arrestuar sot pasi Gjykata e Elbasanit caktoi një ditë më parë ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” për pastrim parash. Në kuadër të planit “Vjeshtë 2017”, policia e Elbasanit ka sekuestruar një pasuri prej 150 milionë lekësh të vjetra, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi, si dhe ka vënë në pranga B.Koçiaj, 63 vjeç dhe A.Koçiaj, 33 vjeç, banues në Elbasan.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit I.K., dhe O.D.
Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit ditës së djeshme të Gjykatës së Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda.
Të dyshuarve iu bë sekuestro preventive e pasurisë në vlerë të përafërt 15 milionë lekë të reja ose 150 milionë të vjetra.



