
Gjatë diskutimeve për administratën në komisionin e Ligjeve, Zvendëskryeministri Erjon Braçe ka shpërthyer në akuza të ashpra për drejtorinë e Tatimeve dhe atë të Doganave. Sipas tij, të dy këto institucione gëlojnë nga korrupsioni, teksa paralajmëroi largim nga administrata për të gjithë ata që shkelën ligjin gjatë zgjedhjeve.



