
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë “Urës së Re” në Berat.
Drejtuesja e një makine tip "Benz", 30-vjeçarja Klaudija Xhaferaj ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë në lumë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
NJOFTIM
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



