Rama: Viti 2023 më i miri për Shqipërinë, paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

Rama: Viti 2023 më i miri për Shqipërinë, paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, tha se viti 2023 ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, sa i takon turizmit, ekonomisë, apo pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai u shpreh se të ardhurat nga turizmi në Shqipëri janë rritur në 3.2 mld euro, ndërsa theksoi se ka pasur rënie edhe të papunësisë reale, dhe sot sipas tij jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%.

Ndihem më mirë se asnjë vit i mëparshëm, si rezultat i ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në raport me vitet e shkuara, jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim në radhë të parë për rritjen e ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në asketin e pozicionit ndërkombëtare të Shqipërisë.

Ky vit do mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%. Synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10%. Investimet e huaja mbi 1 mld euro, ose afro 60 mln euro mbi vitin e shkuar.

Më tej ai foli dhe për rritjen e pagave. Ashtu siç është e parashikuar në buxhet, për vitin 2024 Rama tha se do të vijohet me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm.

Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy