
Erion Braçe ka dhënë dorëheqje nga detyra e zëvendës-kryeministrit.
Lajmin për largimin nga posti i zëvendëskryeministrit e ka dhënë vetë Brace përmes një postimi në “Facebook”.
Braçe ka lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit Rama 3, duke falenderuar mbështetësit e tij.
“Ka një fund. I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!” – shkruan Braçe.
Në javën e ardhshme, pritet që kryeministri Rama të prezantoje ekipin me të cilin do të qeverisë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.
Ajo çka ngelet për t’u parë është fakti nëse Braçe do të heqë dorë nga politika, duke marrë shkas edhe nga mesazhi i tij, ku përmend kontributin e 24 viteve.



