Kadri Veseli reagon pas videos: Jap dorëheqjen nëse del se jam i përfshirë (VIDEO)

Kadri Veseli reagon pas videos: Jap dorëheqjen nëse del se jam i përfshirë (VIDEO)

Një video e transmetuar nga televizioni “Koha” ka vënë në vështirësi kryetarin e Parlamentit të Kosovës.  Rasti në fjalë ka të bëjë me kontratën për lejen e ndërtimit të një spitali në hapësirën e QKUK-së në Prishtinë, që dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash.

Dy protagonistët në video flasin për shuma të mëdha parash që biznesmeni Faton Dalladaku thotë se i ka dhënë në këmbim të lejes për të ndërtuar spitalin privat. Gjatë bisedës me Rrahim Hashimin, si personi që do t’i ndihmonte Dalladakut për ta ndërtuar spitalin, ky i fundit, për këtë, përmend edhe emrin e Kadri Veselit.

Përtej bisedës që lë vend për dyshime, ajo që mediat e Kosovës nxjerrin në pah si shqetësuese është fakt se organet e drejtësisë e kanë pasur në dorë këtë regjistrim që prej vitit 2013, por nuk e kanë thirrur asnjëherë kreun e Parlamentit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me rastin.    

Lidhur me videon e publikuar, Kadri Veseli reagoi sot në një konferencë të jashtëzakonshme. Veseli ka thënë se nuk i njeh personat që bisedojnë dhe përmendin emrin e tij, ndërsa ka shtuar se institucionet e rendit dhe drejtësisë nuk duhej ta kishin mbajtur në sirtaret e tyre këtë rast për 6 vjet me radhë. Kreu i Parlamentit të Kosovës tha se nëse provohet përfshirja e tij në këtë rast, ai është i gatshëm të dorëhiqet.

Veseli është shprehur se do t’i shkojë deri në fund këtij rasti, ndërsa shtoi se reformat që ka ndërmarrë është e pritshme të pasohen me sulme e goditje. Veseli tha se reforma të tilla po ndërmerren edhe në PDK, me qëllim që njerëzit e korruptuar mos të jenë në mesin e tyre më.

Pjesë nga biseda

Faton Dalladaku: A ka shans që i kanë marrë këta paret pa dijen e Kadrisë?

Kadri Rexhepi: Ja, hiç kurrë. Jo, jo, vetë i kam çu unë ato.

Faton Dalladaku: Ti i ke çu?

Kadri Rexhepi: Unë vetë i kam çu.

Fatoni Dalladaku: Faktikisht, po më garanton që i ka marrë prej tij.

Kadri Rexhepi: 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli.

Fatoni Dalladaku: E, 50-mijëshen?

Kadri Rexhepi: 50 mijë i ka marrë qeky ... (Nuk kuptohet emri).

Në këtë bisedë, biznesmeni Faton Dalladaku i ankohet Kadri Rexhepit se Rrahim Hashimi nuk po ia kthen paratë dhe se kontrata dhe leja për ndërtimin e spitalit nuk iu dha, ashtu siç iu premtua.

Dalladaku: Nëse ka respekt ndaj Kadri Veselit, ndaj meje, ndaj teje, nuk dëgjohet .... ai (Rrahim Hashimi) është dashtë me i lanë krejt punët, sikur unë siç i kam lanë për me e kry’ qit punë, jo me ba biznes, me ble prona në Shqipni, ku i ka marrë ai këto pare, qito paret e mia janë.

Kadri Rexhepi: S’di gja unë. Aty, hiç kurrë mos më vet, kurrë mos më vet për asnjë gja, se tybe nuk di, kurrë, kurrë, kurrë, tybe në dijsha, unë po them a din pse Zoti më ka provu’ me këto gjana, që le se s’ia kam ba, por s’ia kam menue...

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy