Rusia shënon rekord vdekjesh ditore nga Covid-19

Rusia shënon rekord vdekjesh ditore nga Covid-19

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë me 828 jetë të humbura gjatë 24 orëve.

Kjo e çon numrin total të vdekjeve nga pandemia në 202,273, sipas raportit zyrtar të mbajtur nga Task Forca Ruse e Koronavirusit.

Ndërkohë Agjencia kombëtare e statistikave, Rosstat, që ka një përkufizim më të gjerë për vdekjet nga Covid, ka regjistruar më shumë se 215,000 vdekje deri në fund të korrikut.

Rekordi i mëparshëm njëditor i vdekjeve ishte 820, i arritur të enjten e fundit të gushtit.

Numri i rasteve të reja ka rënë në krahasim me ditën e mëparshme, por mbetet më i lartë se 21,000.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy