Debate te “Siguria”/ Salianji: Të vijë drejtuesi i SHISH, mbase kërkon më shumë trajtim financiar se vartësit  

Debate te “Siguria”/ Salianji: Të vijë drejtuesi i SHISH, mbase kërkon më shumë trajtim financiar se vartësit  

Me debate është shoqëruar mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ku po shqyrtohet në parim projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të pr.ligjit deri kur “titullari i SHISH të gjejë kohën dhe të vijë. “Të vijë drejtuesi, se mbase kërkon më shumë trajtim financiar ai se vartësit”.

Ndërkaq, përfaqësuesit e SHISH janë përgjigjur: “Nuk ishte e mundur prania e titullarit tonë, përfaqësuesit e SHISH do jenë të gatshëm të japin përgjigje”.

Kujtojmë që Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror u vu në qendër të vëmendjes pas publikimit të skandalit të pagave të rrjedhura të shqiptarëve. Gjatë skandalit u zbulua se një punonjës i SHISH, anonim, paguhej me rrogë marramendëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy