Vjosa, park kombëtar vetëm në letër (VIDEO)

Vjosa, park kombëtar vetëm në letër (VIDEO)

Lumi i fundit i egër në Europë, Park kombëtar... Statuset i takojnë Vjosës, lumit në Jug të Shqipërisë që aktualisht kërcënohet nga ndërtimet dhe ndotja prej impianteve të industrisë nxjerrëse. 

Situata ka tërhequr vëmendjen e një sërë organizatash dhe mediave ndërkombëtare, që sillen bashkë me një vëzhgim në terren nga reportazhi në vijim i realizuar nga MCN TV.

Në vitin 2023, pas një beteje dhjetëvjeçare dhe shumë bujë, Vjosa, 272 kilometër e gjatë, u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë, mbrojtja e së cilës me sa dukej, u garantua përgjithmonë. 

Megjithatë edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, qeveria nuk ka mundur ta mbrojë dot lumin e fundit të egër të Europës dhe aktualisht, shumë rreziqe i kanosen këtij lumi, duke nisur që nga mbetjet e bitumit, derdhjet e naftës, por gjithashtu edhe marrja e ujit për ta çuar nga fshatrat, drejt resorteve të luksit.

Larg të qenit një tërësi lumore e paprekur, i gjithë Parku sot është nën kërcënim të madh. Ndaj në vend të qetësisë që do të duhej të ofronte një park kombëtar, përgjatë rrugës pamë kantierë betoni, makina të rënda që zhvishnin shtratin e lumit, derdhje nafte, tuba të mëdhenj dhe grumbuj mbeturinash mbi të cilat krokëllinin korbat e lehnin qentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy