Kello: Berisha nuk mund ta aplikojë “arrestin shtëpiak” në selinë blu. Rithemelimi proteston më 27 dhjetor përpara Gjykatës së Lartë (VIDEO)

Kello: Berisha nuk mund ta aplikojë “arrestin shtëpiak” në selinë blu. Rithemelimi proteston më 27 dhjetor përpara Gjykatës së Lartë (VIDEO)

GJKKO ka 5 ditë kohë për të marrë një vendim për masën e arrestit për Sali Berishën.

Gazetari Andon Kello shpjegoi gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se hipoteza që u ngrit ditën e djeshme që Sali Berisha të bëjë “arrestin shtëpiak” në selinë blu nuk ka asnjë shans të ndodhë.

Nisur nga situata juridike dhe përplasjeve në gjykata, selia i përket asaj që quhet PD-ja zyrtare.

Pyetja ka qenë e tillë: A ka menduar Berisha që “arrestin shtëpiak” ta bëjë në selinë blu?

Ky skenar nuk ka shanse të ndodhë pasi GJKKO kërkon gjithmonë aktin e vërtetësisë së pronësisë të shtëpisë ku do të bësh “arrestin shtëpiak”, ose në rast se nuk një shtëpisë kërkohet kontrata e qirasë. Selia blu,  pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ktheu fuqi vendimin e Shkallës së Parë, selia i përket PD-së zyrtarë pavarësisht se nuk kanë bërë përpjekje për të marrë atë.

Argumenti i vetëm i Berishës për faktin që qëndron ende në selinë blu, është se selia i përket shumicës së demokratëve.  

Më 27 dhjetor grupi i Rithemelimit ka paralajmëruar një protestë përpara Gjykatës së Lartë e cila do të shqyrtojë rekursin për vulën e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy