Sa të sigurt i kemi fëmijët në shkolla? Merko, Vjerdha dhe Myshketa: Kemi çeduar në shumë pika

Sa të sigurt i kemi fëmijët në shkolla? Merko, Vjerdha dhe Myshketa: Kemi çeduar në shumë pika

Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare, Etleva Merko, mësuese, dhe Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës, dikutuan në studion e MCN Informacion lidhur me sigurinë në shkolla. Diskutimi nisi nga ngjarja e pesë ditëve më parë në Durrës, ku u plagos një nxënës 15-vjeçar nga bashkëmoshatarët. 

 

Kolindo Vjerdha 

 

Përtej të gjithave, edhe vetë shoqëria jonë ka krijuar një sistem të egër për të gjithë. Ne nuk kemi gjetur zgjidhje për abonenë. Kemi digjitalizuar ministri, por jo një abone. Shohim studentë që shtyhen për të marrë një dhomë konvikti. Pra krijojnë kulturën që për të marrë diçka duhet të shtyhesh me të tjerët.  

 

Duhet një sistem reagues, që nis më mësuesin. Oficeri është ai që e merr rastin, e trajton dhe kur ky rast shkon më tej, kalon te drejtoria e shkollës. 

 

Ne çedojmë në shumë pika. E kthejmë shkollën nga një ambient rekreativ, në burg. Sot ka kamera edhe në shkolla që monitorojnë ambientet e jashtme. Por na çedon familja, ku ndodh pjesa më e rëndësishme e edukimit. Kontrolli kryesor i pjesës dërrmuese të ditës ndodh te familja. 

 

 

Etleva Merko 

Kjo gjë duhet monitoruar që te familja. Komunikimi i vazhdueshëm. Ne ua hedhim fajin mësuesve dhe shkollës. Ka shkolla që e kanë oficerin e sigurisë. Ka të tjera që kanë oficerë që janë thjesht militantë të punësuar. Ne kemi politikanë që ngatërrojnë ngjarjet historike. Nuk kemi edukim të mirëfilltë, kemi dështuar si shoqëri. 

 

Oficeri i sigurisë këtë bën: kontrollon nxënësit për të cilët ka dyshim. Ai kontrollon mbarëvajtjes së procesit në shkollë. Jo të gjitha shkollat e bëjnë këtë. Gjërat janë të lidhura zinxhir. 

 

Mendoj se duhet të ndërhyjmë për të hapur klube sportive. 

 

Joni Myshketa

 

Pasiguria sociale e prindërve, rendja nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar të ardhurat minimale, aksesi i pakufizuar online. Problemet sociale bëjnë që toksiciteti në të cilin jetojmë të ndikojë. 

 

Është marrë një nismë kohë më parë për ngritjen e një komisioni të sigurisë. Nuk mund të zgjidhet me nisma të tilla brenda një viti. Ne duhet të fillojmë me reflektimin e ligjit, duke kërkuar llogari për gjithçka. 

 

Është një proces që duhet të jetë në bashkërendim me të gjitha hallkat e shoqërisë. Kemi mësues që në mënyrë të pamerituar janë caktuar në vendin e punës dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy